Koha që Milot Rashica t’i kthehet normalitetit.
Sulmuesi kosovar, Milot Rashica, pritet të startojë në ndeshjen e së dielës kundër Hoffenheim në Bundesliga.
Milot Rashica ka munguar në tri ndeshjet e para të këtij sezoni në Bundesliga pas lëndimit në gju e po ashtu edh në tri ndeshjet e tetorit me Kombëtaren e Kosovës.
Rashica u rikthye nga dëmtimi xhiron e kaluar dhe luajti 24 minuta kundër Freiburg, sfidë ku Ëerderi mori vetëm një pikë, pasi u mbyllë baras, me rezultat 1:1.
Ai nuk ishte as në ndeshjen “vendimtare” të kombëtares së Kosovës, në “play-off” kundër Maqedonisë së Veriut ku Kosova kërkonte finalen para se të shkruante histori duke u kualifikuar në “EURO 2020”, dhe si pasojë e mungesës së tij Dardanët u eliminuan.
Ai mungoi edhe në dy ndeshjet e radhës të Ligës së Kombeve, atë kundër Sllovenisë dhe Greqisë.
Ndeshjet e radhës për kombëtaren e Kosovës do të jenë gjatë muajit nëntor kundër Sllovenisë dhe Moldavisë dhe duke parë se Miloti ka lënë prapa dëmtimin, me shumë gjasa ai do të rikthehet ta veshë fanellën e Kosovës.
Ai për herë të parë këtë sezon, do të startojë në një ndeshje për Ëerderin këtë vikend, kundër Hoffenheim.
Rashica pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse, kishte oferta nga shumë skuadra gjatë afatit kalimtar të verës si Bayer Leverkusen, RB Leipzig, Aston Villa dhe Leeds, por që në fund nuk u arrit marrëveshja, pasi Ëerderi kërkonte së paku 30 milionë euro.
24-vjeçari ishte lojtar kyç i skuadrës së Ëerder Bremenit sezonin e kaluar, të cilët shpëtuan nga rënia e kategorisë së parë në Bundësligë dhe do të vazhdojë të jetë edhe sezonin që sapo ka nisur, nuk parashikohet një lëvizje deri në qershor të vitit 2021.