Është mbyllur afati për pranimin e studentëve në Universitetin e Prishtinës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Është mbyllur afati për pranimin e studentëve në Universitetin e Prishtinës

19:59 | 12 Korrik 2019

Ishte i hapur për shtatë ditë, ndërsa sot është mbyllur afati për regjistrimin e studentëve në UP.

Derisa provimet pranuese pritet të mbahen nga data 15 korrik.

12 korriku ka qenë dita e fundit e konkursit për pranimin e studentëve të rinj, në Universitetin e Prishtinës.

Mirëpo për Ermir Mulajn, është hera e dytë që ka ardhur nga Komuna e Klinës që të aplikojë në departamentin e Gjuhës Gjermane.

“Kam ardhur të banojë më djalin e dajës pasi është e vështirë të udhëtoj nga Klina për shkak të largësisë. Kam qenë edhe dje por shërbimi nuk ka punuar”, thotë për RTV Dukagjinin, Ermir Mulaj.

Ai thotë se për paraqitjen e dokumenteve iu deshtë ndihma e motrës.

Kurse Armend Beqiri pretendon të jetë student i Gjuhës Angleze në UP, megjithëse problem e ka largësinë e fakultetit nga qyteti prej nga vjen.

“Do të ishte shumë më mirë që ky fakultet të ishte në Pejë për shkak të udhëtimit e gjëra të ngjashme”, thotë Armend Beqiri, përcjell telegrafi.

Provimet pranuese në 13 fakultetet e UP-së do të mbahen në datat 15, 16 dhe 17 korrik.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!