Është me Milanin sa për sy e faqe, Kessie tregon klubin e ri

17:37 | 13 Shkurt 2022

Barça, është një nga klubet e interesuara seriozisht për nënshkrimin e Kessie dhe lojtari do të vendosë në muajin e ardhshëm se ku do të përfundojë.

Sipas Calciomercato, mesfushori do të largohet nga AC Milan kur kontrata e tij të përfundojë në fund të sezonit, përcjell ORAinfo.

Ai nuk ka interes të nënshkruajë një marrëveshje të re dhe duket se do të largohet nga Italia pavarësisht interesimit nga Interi, ndërsa Tottenham është gjithashtu pretendent për nënshkrimin e tij./ORAinfo/

Komento: