Është në ditët e fundit të shtatzanisë, Miriam shkëlqen në fotosesionin e fundit

15:34 | 17 Dhjetor 2019

Miriam Cani, së shpejti do ta sjellë në jetë fëmijun e dytë.

Këngëtarja e njohur, Miram Cani dhe bashkëshorti i saj, këngëtari shumë i dashur për publikun, Alban Skënderaj janë në pritje të fëmijës së dytë.

Në ditët e fundit të shtatzënisë, Miriami ka realizuar një fotosesion në të cilin shfaqet magjike e veshur me fustane të gjatë, shkruan rtv21.

Për këto foto, Mirami ka pranuar komente të shumta nga fansat e saj. Kujtojmë se, këngëtarja simpatike këtë fotosesion e ka realizuar për revistën shqiptare “Who”.

Çifti janë martuar zyrtarisht më 7 maj të këtij viti, por që lajmin për media e kanë bërë të ditur më 26 maj. “Duamë” mban titullin bashkëpunimi i fundit i tyre.

Në fund të Këtij videoklipi çfiti kanë vendosur ta shfaqin edhe një pjesë nga kurorëzimi i tyre.

Për tekstin e kësaj kënge është përkujdesur vet Albani, dhe i gjithë teksti është dedikm për dashurinë e madhe që ata e kanë për njëri-tjetrin.

Kënga është publikuar në muajin maj dhe është pëlqyer mjaft shumë nga publiku, në kanalin YouTube numëron mbi 17 milionë klikime.

Komento: