Është në krizë të thellë, ky lojtar i del në mbrojte Higuainit

15:24 | 19 Dhjetor 2018

Gonzalo Higuain, nuk arriti të shënojë kundër Bolonjës edhe një herë dhe është aktualisht në mes të një krize serioze të golit.

Megjithatë, sulmuesi argjentinas ka mbështetjen e shokëve të tij, duke përfshirë edhe kapitenin Alessio Romagnoli, i cili mbrojti ish –futbollistin e Juventusit pas ndeshjes së djeshme përcjell ORAinfo.

“Nuk është vetëm fajli i Higuainit, është faji i të gjithë nesh, nëse nuk shënojmë, jo vetëm të Gonzalo-s.
“Duhet të punojmë më shumë dhe të flasim më pak për të dalë nga ky moment së bashku,” tha Romagnoli, sipas Gazzetta dello Sport.

Përveç krizës para porte, Higuain përflitet edhe për një largim nga kuqezinjtë, të cilët nuk janë të kënaqur me rendimentin e tij./ORAinfo/

Komento: