Është në prag të lindjes, Almeda tregon dhuratën që ia ka blerë djalit

23:04 | 06 April 2019

Ajo është femra më e komentuar e show-bizzit.

Almeda Abazi e cila jeton prej vitesh në Turqi bashkë me bashkëshortin e saj, aktorin e famshëm Tolgahan Sayisman, pritet që të bëhet nënë për herë të parë shumë shpejt.

Ish-misi shqiptar është gati për të lindur dhe këtë na e ka treguar të gjithëve nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Në foton e bërë publike Almeda shfaqet e shtrirë në një kolltuk me një aparat fotografik në dorë dhe të gjithëve na tërhoqi vëmendjen barku i saj i madh i rrumbullakosur me një palë këpucë të bardha të vockla mbi të.

Pra fotoja në fjalë tregon më së miri se bukuroshja pritet që të lindë nga momenti në moment dhe të gjithë ne mezi po presim!

Komento: