Është në zonën e verdhë, por cila është gjendja në spitalin e qytetit të Prizrenit

20:46 | 16 Nëntor 2020

Prizreni në zonën e verdhë, cila është gjendja në spitalin e qytetit?

Drejtori i Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj thotë se po përballen me numrin më të madh të pacientëve të infektuar me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë.

“Aktualisht në spitalin e përgjithshëm në Prizren janë të hospitalizuar 119 pacientë dhe pas pikut që kishim më 13 gusht me 104 pacientë, tani më jemi në zhvillime të reja ku kemi numrin më të madh të të hospitalizuarve nga Covid-19 pozitiv. Nga këta 119 pacientë, 12 janë në mjekimin intensiv qendror dhe pacientët tjerë janë në oksigjenoterapi”, tha Avdaj.

Avdaj ka treguar nëse po përballen me mungesë stafi shëndetësor për shkak të infektimeve.

“Aktualisht kishim dy anesteziologë, fatmirësisht njëri sot është lëshuar në shtëpi derisa tjetri po mjekohet në mjekimin intensiv. I kemi shtatë mjekë pozitiv të konfirmuar, njëri në spital dhe të tjerët në mjekim shtëpiak”, theksoi ai.

Ndërkohë Avdaj ka treguar se aktualisht në këtë spital janë të furnizuar mjaftueshëm për tu dalë në ndihmë pacientëve në nevojë.

“Janë kapacitete të mjaftueshme aktuale për tu dalë në ndihmë pacientëve”, tha Avdaj.

Komento: