“Është shumë e lehtë të luash me Messin, është më i miri në botë”

11:38 | 08 Dhjetor 2021

Kylian Mbappe ka vetëm fjalë të mira për Lionel Messin.

Që të dy shkëlqyen mbrëmë në Champions League duke shënuar nga dy gola në fitoren e PSG-së ndaj Brugge.

Mbappe thotë se po e shijon lojën me Leon.

“Është shumë e lehtë të luash me Leo Messin. Ai është më i miri në botë. Ai e fitoi Topin e Artë vetëm pak ditë më parë. Shënoi dy gola tani dhe është i lumtur, shpresoj të na ndihmoj në të ardhmen”, deklaroi Kylian pas ndeshjes.

Kujtojmë se Mbappe theu rekordin e Messit si lojtari më i ri që kap shifrën e 30 golave në Champions League.

Komento: