Azem Kurtajt, pjesëtarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës i është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaj. Kurtaj po dyshohet se me 6 janar ka shtënë me armë zjarri drejt dy serbëve në Komunën e Shtërpcës.
Por, këto akuza i ka hedhur poshtë, avokati i Kurtajt, Kujtim Kërveshi. Duke shtuar se ka shtënë me armë zjarri për t’u vet-mbrojtur.
I kontaktuar nga Gazeta Insajderi, Kërveshi ka akuzuar spektrin politik në Kosovë që palës së tij i kanë dhënë epitetin e sulmuesit.
Sipas tij, Kurtaj është kanosur nga një grup të cilët në duar mbanin mjete të forta.
“Fillimisht në ditën kur incidenti i pretendum ka marrë zë në publik, është lidh me kontaminimin politik të rastit. Duke pasur parasysh se edhe deklarimet e spektrit tonë politik i kanë dhënë epitet si sulmues, që në fakt nuk përputhet me të vërtetën. Bëhet fjalë për një vetëmbrojtje klasike, i cili është shfaq para një grupi të personave të cilët e kanë kanosur, të cilët kanë pasur mjete në duar të forta, nga të cilat vihet në rrezik jeta e secilit”, ka thënë ai për Insajderin.
“Ka tentuar ti shmanget këtij rrezik dhe ka vepruar në tentim të vetëmbrojtjes së këtij grupi, nuk ka asnjë provë që prokuroria sot apo më vonë ka me vërtetu që i mbrojturi jonë ka përdorur armën në drejtim të dikujt konkretisht”, sqaroi avokati.
Mësohet arsyeja e plagosjes së dy serbëve nga pjesëtari i FSK-së
Kërveshi thotë se në këtë rast, prokuroria është përfshirë edhe në një gabim profesional. E lidh me çështjen e veprave penale.
“Çështja e dytë, mendoj që prokuroria kur ka përgatitur kërkesën për paraburgim ka përfshirë një gabim klasik profesional ku me një veprim të mbrojturin tim e ngarkon me dy vepra penale. Kjo është krejtësisht e pa pranueshme. Besojmë që arsyes pse ka ndodhur kjo është për t’ia rënduar pozitën e të mbrojturit tem dhe për ta arysetu kërkesën e paraburgimit. Ai ngarkohet për të njëjtin veprim me vrasje të rëndë në tentativë dhe po me të njëjtin veprim të subjektit, ai ngarkohet edhe me përdorimin e armës apo mjetit të rrezikshëm. Nuk mund të ngarkohet një subjekt me dy vepra penale për një veprim”, sqaroi ai.
Avokati i Kurtjat po ashtu theksoi edhe ndryshimin e deklaratës së nënës së personave që po pretendohet se u lënduan nga pjesëtari i FSK-së.
“Dje gjatë ditës, krejt rastësisht ndodhi përsëri që nëna e njëri nga të djemtë e supozuar të lënduar në këtë rast, po them të supozuar sepse kjo duhet me u vërtetu nga kush janë lënduar, nëse janë lëndu nga klienti im, nga dikush tjetër apo janë vet-lënduar, kjo pritet me u vërtetu më vonë. Por, ajo çka është me rëndësi është ndryshimi i deklaratës së nënës së njërit që nga memoria shumë e freskët e dëshmitarëve okulare që e kanë njoftu atë natë kur u deklarua për mediumet serbe dhe deklarimet që ka bërë dje për media, ka një ndryshim të madh. Për shkak se natën e parë thotë se nuk është shtënë në drejtim të tyre po në asfalt ndërsa dje thotë nuk kam dyshim që ka dashtë, ka tentuar ti vrasë”, ka thënë avokati për Insajderin.
Gjykata merr vendim për ushtarin e FSK’së, Azem Kurtaj
Sipas tij, ky ndryshim i deklaratës brenda më pak se 48 orëve tregon se më këtë rast është ndërhy dhe është kontaminu për arsye që veç drejtësisë nuk i shërbejnë, tha ai.
Flet babai i të plagosurit në Shtërpcë: Djali im është i tronditur
Ai shtoi se “Besoj që Prokuroria e Shtetit duhet me qenë vigjilente, për të pengu një montim, të një rasti që nuk ka të bëjë me aspekt ndëretnik”.
Avokati Kujtim Kërveshi është pyetur se a është takuar personalisht me Azem Kurtajn dhe cilat ishin fjalët e para që iu thanë.
“Po e kam takuar shkurt, z.Kurtaj është djal profesionalist, më ka lënë shumë përshtypje sjellja e tij. Në momentin e parë që e kam taku, më ka thënë, avokat kam vepruar në vet-mbrojtje”, deklaroi Kërveshi.
Me 8 janar, Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar një muaj paraburgim për Azem Kurtajt, të dyshuarit për plagosjen e dy personave në Shtërpcë.
Ai po dyshohet se ka kryer veprat penale “vrasja e rëndë në tentative” dhe “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, si dhe “ shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.
Sipas gjykatës “Ekziston dyshimi i bazuar se më 6 janar 2023 në Komunën e Shtërpcës, i pandehuri me përdorimin e armës ka shkaktuar rrezik të madhe për jetën e njerëzve, në atë mënyrë që me veturën e tij në pamundësi që të kyqet në rrugën që dërgon në Qendrën e Skijimit, i njëjti kthehet në drejtim të Shtërpcës dhe me revole shtënë pesë herë në ajër”, thuhet në njoftimin e gjykatës.