Eskalimi i protestës, alivanoset një gazetar

14:59 | 29 Nëntor 2023
eskalimi-i-protestes,-alivanoset-nje-gazetar

Gazetari i mediumit Arbresh.info, Pleurat Salihu, është alivanosur.

Gazeta Insajderi ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes prej protestës së PSD-së dhe OVL-UÇK-së kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekatarina Trendafilova.

Protestues kanë hedhur gazlotsjellës në rrugën “Agim Ramadani”.

Policia ka ndërhyrë duke arrestuar kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqajn dhe anëtarin tjetër, Nol Nushin.

 

Komento: