Njëra nga qendrat e masazhit në Prishtinë po shfrytëzon edhe festën e Fitër Bajramit që për këtë festë të mbledhë sa më shumë klientë.
Qendra e masazhit ka sponsorizuar në Facebook një postim ku mes tjerash shihen edhe disa vajza me veshje provokative si ftesë për ta festuar Bajramin, shkruan Insajderi.
“⭕️ Urime festa te gjithe atyre qe e festojne!
🛑 Tag Shokun qe ka nevoje per nje super masazh.
Gjithe ata qe ndjejne veten te lodhur 💆🏼♂️ tashme kane vendin e tyre per tu relaksuar.. mos humb kohe ⏳ beni dhurate vetes tuaj apo shokut dhe njera nga vajzat 🧑🏻 do tju bej te ndjehni super 👌🏼!
✨ Ejani shijoni magjine e duarve te terapisteve tona ( Dea, Zana, Erza, Lucky, Elsa dhe Linda) te cilat jane ne pritje te 📞 telefonates tuaj!”, shkruan kjo faqe në llogarinë e saj në Facebook.