Momenti kur zëvendëspresidentja Harris nervozohet me gazetarin dhe fillon t’i bërtas
Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris është nervozuar në një intervistë kur është pyetur se kush është presidenti “i vërtetë” i shtetit.
Harris në një intervistë për “Tha God’s Honest Truth” është pyetur se a është Joe Biden president i SHBA-së, apo Joe Manchin, përcjell Demokracia.com.
Për këtë të fundit, i cili është politikan demokrat, drejtuesi i emisionit tha se po i harxhon paratë e partisë së tij, po vonon procese dhe i dëmton njerëzit me ngjyrë.
“Dua të di se kush është presidenti i vërtetë i këtij shteti – Joe Biden apo Joe Mancin? – ka pyetur ai.
Menjëherë pas kësaj, zëvendëspresidentja Harris është nervozuar shumë, derisa drejtuesi i emisionit tregon arsyet se pse bëri një pyetje të tillë, përcjell Demokracia.
“Të lutem, Charlamange. Jo, jo, jo, jo është Joe Biden. Mos fillo të flasësh si një republikan, duke na pyetur se kush është presidenti. Joe Biden është president, dhe unë jam zëvendëspresidente. Emri im është Kamala Harris”, ka thënë ajo.
Harris ka shtuar se Administrata Biden ka shumë punë për të bërë dhe se nuk do të dorëzohet.
Në fund, ajo ka shtuar se qeverisja nuk e ka pritur një variant të ri të Covid-19, duke theksuar se kjo është natyra e këtij virusi.