Eskalon debati, Pal Lekaj e krahason me pulë Mimoza Kusarin

22:47 | 04 March 2019

Debat i ashpër mes Pal Lekajt e Mimoza Kusarit.

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, i është kundërpërgjigjur deputetes së Kuvendit të Kosovës,
Mimoza Kusari-Lila, pasi ajo e sulmoi sot atë për gjendjen në Komunën e Gjakovës.

“Gjakova nën sulmet e krimit të organizuar dhe mafisë së ndërtimit është me vite të tëra”, ka deklaruar Kusari-Lila.

“Këto sulme u ideuan prej vitit 2006 dhe me zell filluan zbatimin me ardhjen e qeverisjes së AAK intenzivisht prej vitit 2007”, ka thënë ajo.

Deklarata s’i ka pëlqyer aspak Lekajt, duke e nxitur atë t’i reagojë Kusari-Lilës.

“Më vije keq Mimozë!”, nis një shkrim i shkurtër i Lekajt, në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook.
“Kukuriz sa të duash, koha ime është shumë e çmuar për ta humbur me ty!”, është shprehur Lekaj.

Ministri, i cili dikur ka udhëhequr Komunën e Gjakovës, me sa duket ka dashur ta krahasojë deputeten, që e kishte zëvendësuar atë në krye të Komunës, me një pulë.

Por, Lekaj ka zgjedhur një fjalë që s’ekziston, teksa ka dashur të thotë “kakaris”.

E një fjalë e ngjashme me fjalën e shpikur nga Lekaj është “kukuris”, që nënkupton qeshje.

Komento: