Eskalon fjalori i Simeones, i thotë i ke topat shumë të vegjël

10:00 | 01 Tetor 2019

Simeone – gjyqtarit të katërt: I ke topat shumë të vegjël.

Diego Simeone ishte tërbuar me gjyqtarët në barazimin e Atletico Madridit me Real Madridin, duke i akuzuar ata se e falen Sergio Ramosin duke mos e ndëshkuar me karton të kuq.

Trajneri argjentinas i Atleticos Simeone këmbënguli se kapiteni i Realit e kishte fyer gjyqtarin anësor gjatë ndeshjes derbi të fundjavë, kur i kishte thënë: “Bij bushtre”, transmeton Gazeta Express.

Dy ditë pas ndeshjes, El Golazo de GOL e ka publikuar një video ku shihet Simeone duke bërë me gjeste me gishtat e tij që formojnë dy rrathë të vegjël dhe duke i thënë gjyqtarit të katërt: “I ke topat kaq të vegjël”.

Simeone u zemërua për shkak se sulmuesi i tij Diego Costa ishte përjashtuar me karton të kuq kundër Barcelonës sezonin e kaluar për një fyerje të ngjashme si Ramosi, e cila i kushtoi me 8 ndeshje suspendim.

Komento: