Eskalon protesta e opozitës në Shqipëri

14:10 | 16 March 2019

Ka eskaluar protesta e opozitës në Shqipëri.

Tensioni mes protestuesve dhe policisë ka shkaktuar plagosjen e tre efektivëve. Situata vazhdon të jetë e tensionuar, pasi protestuesit kanë shkulur gurët nga toka dhe kanë qëlluar drejt forcave të rendit.

Po ashtu, mësohet se edhe një prej manifestuesve ka pasur probleme shëndetësore pas hedhjes së gazit lotsjellës nga policia.

Rreth orës 13.20 një grup qytetarësh kanë rrëzuar traun hyrës të Parlamentit, në tentativë për të hyrë në oborr.

Në këto momente policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.

Kjo ka bërë që protestuesit, mes tyre edhe fëmijë, të shpërndahen nxitimthi, për shkak se janë ndjerë keq.

Gaz lotsjellës është përdorur disa herë ndaj protestuesve, duke e vështirësuar qëndrimin e tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=QirUeoT58_w

Komento: