Eskalon protesta, kryeministria lyhet me ngjyrë të zezë: Rama ik

20:55 | 11 Maj 2019

Protestuesit lyejnë me ngjyrë të zezë Kryeministrinë.

Veç molotovit, protestuesit nuk kanë kursyer drejt godinës së kryeministrisë edhe hedhjen e bojës së zezë.

Ndërsa përmes një projektori në gjithë fasadën shfaqej dhe mesazhi kryesor i kësaj proteste: Rama ik!

Nga protesta raportohet se dy persona kanë mbetur të lënduar.

Ndërkohë, bashkësia ndërkombëtare ka bërë thirrje për përmbajtje në këto tubime.

Komento: