Tensionohet situate në Tiranë, protestuesit tentojnë të futen në kryeministri.
Në nisje të protestës së sotme të opozitës, qytetarët kanë çarë kordonin e policisë duke u futur në ambientet e oborrit të kryeministrisë.
Pjesa ballore e saj është mbuluar me skela për të bllokuar hyrjen në ambientet e kryeministrisë, por duket se protestuesit kanë për qëllim rrëzimin e saj.
Në lidhje me këtë incident policia nuk ka bërë rezistencë, ndërsa duket theksuar se ata janë të paarmatosur.