Eskalon situata, policia hedh gaz lotsjellës para parlamentit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Eskalon situata, policia hedh gaz lotsjellës para parlamentit

20:38 | 13 Prill 2019

Shpërndahen protestuesit

Prej disa minutash turma e protestuesve ka mbërritur para godinës së parlamentit, ku hedhin fishekzjarre e kapsolle drejt policisë dhe përsërisin thirrjet “Rama Ik”.

Pas disa minutash tentativa për të çarë rrethimin e policisë, kjo e fundit ka reaguar duke hedhur gaz lotsjellës ndaj turmës, çka solli shpërndarjen e tyre në rrugët përreth parlamentit.

Protesta e opozitës vijon që prej orës 18:00, kur nisi në bulevard, para godinës së kryeministrisë. Pas më tepër se një ore atje, turma erdhi drejt parlamentit, ku përqendrimi policor është më i ulët në numër.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!