Eskalon zv/ministri i Arsimit: Akuzon disa gazetarë për biznes me Serbinë pasi i shpërtheu skandali me edukatën seksuale

14:38 | 13 November 2024
eskalon-zv/ministri-i-arsimit:-akuzon-disa-gazetare-per-biznes-me-serbine-pasi-i-shpertheu-skandali-me-edukaten-seksuale

Zv/ministri i Arsimit, Taulant Kelmendi, ka eskaluar në akuza pas kritikave për kurrikulën e edukatës seksuale.

Duke shpërndarë një video të gazetarit Leart Hoxha, Kelmendi ka akuzuar Berat Buzhalën e Lirim Mehmetajn se kanë lidhje me Serbinë.

Kelmendi ka thënë se “dikush ka bërë biznes me Serbinë, e tjetri është vulosur si bashkëpunëtor i Stanishiqit”.

Postimi:

Dje sqarova manipulimin dhe dezinformimin që po bëhet me një tekst për edukimin seksual të fëmijëve.

Ja çfarë mercenarësh të gazetarisë janë Mehmetaj, Buzhala dhe të tjerë si ata. Pra, përtypin e shpërtypin gjëra të inicura që nga viti 2016, me qëllim që të kalojnë të gjitha qeverisjet dhe të godasin qeverisjen tonë në vitin 2024. Këta nuk e kanë për qëllim as fëmijën, as nxënësin por Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Ky është misioni i tyre.

Fundja, kjo nuk është për t’u çuditur. Nuk pritet më mirë nga dikush që ka bërë biznes me Serbinë apo nga dikush i vulosur si bashkëpunëtor i bashkëtakuesit të Stanishiqit dhe Stijoviqit.

Shihni më poshtë kronologjinë!

Komento: