Espanyol -Real Madrid, përfundon takimi, ky është rezultati – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Espanyol -Real Madrid, përfundon takimi, ky është rezultati

22:54 | 27 Janar 2019

Reali i Madridit doli me 3 pikë të plota përballë Espanyolit, pasi arriti ët fitojë me rezultatin 2-4.

Skuadra e drejtuar nga Santiago Solari e nisi me mjaft vrull sfidën, duke gjetur avantazhin që në minutën e 4-t me anë të karim Benzema, ndërsa kapiteni Ramos dyfishoi në të 15-ën.

Leo Baptistao rihapi takimin për vendasit në minutën e 25-të, por Reali arriti të shënojë edhe dy herë të tjera, fillimisht me Benzema dhe më pas me Bale, duke vënë në kasafortë fitoren.

Në minutën e 72-të Raphael Varane la madrilenët me 10 futbollistë, pasi u ndëshkua me karton të kuq, por avantazhi numerik nuk i shërbeu Espanyolit, që shënoi vetëm një gol me Rosales, duke mos kërcënuar fitoren e Realit.

Pas këtij triumfi, skuadra e drejtuar nga Santiago Solari mbetet në vendin e tretë me 39 pikë, 10 pikë më pak se skuadra e Barcelonës që kryeson me meritë renditjen.

Komento: