Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve

10:38 | 23 December 2024
espresso-me-bedri-hamzen:-pagesa-e-tvsh-se-per-biznese-do-te-behet-pas-shitjes-se-mallrave-dhe-produkteve

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takimeve me qytetarë në kuadër të nismës së tij “Espresso me Bedri Hamzën.”

Përmes rrjeteve sociale, ai ka ndarë momente nga diskutimi me Valonin, një ndërmarrës nga Prizreni, i cili ndau shqetësimet e tij mbi sfidat që hasin bizneset në Kosovë. Ndërmarrësi tha se pagesa e TVSH-së në kufi, pa hyrë në Kosovë dhe pa u shitur malli, është barrë për të dhe për të gjitha bizneset në Kosovë.

Në video, Hamza deklaron se kjo praktikë do të ndryshojë.

“Pagesa e TVSH-së nga kufiri, në të ardhmen, do të paguhet në brendi pasi që mallrat dhe produktet të shiten.” “Kafen e radhës me Valonin, ndërmarrës nga Prizreni. Si çdo ndërmarrës, edhe ai rrëfen se pagesa e TVSH-së në kufi mbetet një barrë e madhe për bizneset. Prandaj, mbledhjen e TVSH-së do ta transferojmë brenda Kosovës, në mënyrë që bizneset ta paguajnë atë vetëm pas shitjes së produkteve. Kështu e lirojmë kapitalin e bizneseve dhe mundësojmë më shumë zhvillim. Kosova mundet më mirë,” ka shkruar Hamza.

Videon mund ta shihni KETU.

Komento: