
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Estonia, Alar Karis, me rastin e përvjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Në mesazhin e tij, Presidenti estonez Karis ka vlerësuar marrëdhëniet e ngrohta dhe të qëndrueshme ndërmjet dy shteteve, duke theksuar përkushtimin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe partneritetit në të ardhmen.
Ai ka nënvizuar gjithashtu se përballë sfidave globale, thellimi i bashkëpunimit për promovimin e paqes dhe sigurisë është më i rëndësishëm se kurrë, jo vetëm në Evropë, por edhe më gjerë.
“Presidenti Karis uron Presidenten Osmani për Ditën e Pavarësisë së Kosovës Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Estonisë, Alar Karis, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Në mesazhin e tij, Presidenti Karis ka vlerësuar marrëdhëniet e ngrohta dhe të qëndrueshme ndërmjet dy vendeve dhe ka theksuar përkushtimin e tij për të vazhduar forcimin e bashkëpunimit dhe partneritetit në të ardhmen. Tutje, Presidenti estonez ka theksuar se, përballë sfidave globale, është më e rëndësishme se kurrë të thellohet bashkëpunimi për të promovuar paqen dhe sigurinë, jo vetëm në Evropë, por edhe më gjerë. Aitäh, härra president”, thuhet në njoftimin e presidencës.