Estrada kërkon që nga kjo datë të lejohet mbajtja e dasmave

12:10 | 15 Qershor 2020

Gjatë ditës së sotme (e hënë) është mbajtur protesta para Qeverisë së Kosovës, e cila ka bashkuar artistë dhe pronarë të restoranteve.

Një gjë e tillë ka pësuar, pasi këta të fundit po kërkojnë lirinë për të mbajtur koncerte dhe ahengje të tyre.

Këngëtari Labinot Tahiri, një ndër iniciatorët e protestës së estradës e pronarëve të restoranteve, ka folur para kolegëve e qytetarëve lidhur me ndalimin e organizimit të dasmave e ahengjeve.

“Këtu jemi për shkak të diskriminimit dhe injorancës që i është bërë estradës. Kena dhanë dhe kemi me dhanë tanë jetën, artistët janë zëri i popullit, populli i ngrit ata. I sugjeroj të gjithë me e dashtë vendin. I kam marrë me vete gruan dhe djalin me ju tregu që duhet me dal në kauz”, u shpreh nën emocione Labi.

Këngëtari tha se po ndihet i emocionuar për faktin se janë mbledhur numër i madh i qytetarëve e kolegëve të tij.

Në mesin e protestuesve ishte edhe këngëtari Afrim Muqiqi, ku kërkoi të lejohen organizimet e tyre, pasi duhet të punojnë të gjithë dhe jo vetëm një pjesë e bizneseve.

“Është një dëm i madh që i është bërë estradës edhe gastronomisë, por edhe ekonomisë së Kosovës, sepse edhe ne duhet të punojmë si gjithë të tjerët edhe kërkesat tona janë shumë të qarta, o duhet të punojnë të gjithë o të mos punojë asnjëri”

“Kështu që ne nuk jemi për atë që të rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por kanë filluar aktivitete të shumta dhe janë lejuar, kështu që kërkojmë edhe ne ta vazhdojmë punën tonë”, është shprehur ai.

Ndërkaq, këngëtari i zhanrit të muzikës popullore ka treguar se çështja për të cilën kanë dalë për të protestuar ka hyrë në rend të ditës, dhe po presin nga Ministri Zemaj për një përgjigje deri në orën 12:00.

Komento: