ETC ju shet klientëve produkte të mykura!

13:05 | 03 Janar 2019

Festat e fundvitit janë shfrytëzuar nga marketet e mëdha që t’i fusin në ‘treg’ edhe gjërat pa afat e madje edhe të mykura.

Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të kenë probleme me produktet që po i blejnë nëpër markete.

Në qytetin e Vushtrrisë një qytetar është ankuar se ka hasur në një tortë të mykur në marketin ‘ETC’, përcjell lajmi.

Ai ka thënë se kur ta tentuar ta kthej prapa punëtorët e marketit nuk kanë pranuar me arsyetimin se e kanë shitur me afat të caktuar.

Me produkte të mykura janë përballuar edhe qytetarë tjerë në prag të festave të fundvitit.

Komento: