Etrit Berisha ka vendosur të mos largohet nga Serie A.
Portieri shqiptar ka numëruar 18 paraqitje sezonin e kaluar me ekipin aktual, megjithatë tani është duke u përgatitur për një aventurë të re.
Sipas ekspertit të transferimeve, Gianluca Di Marzio, destiancioni i ardhshëm i 30-vjeçarit do të jetë ekipi tjetër italian Spal.
Drejtuesit e këtij klubi kanë qenë tash e një kohë duke monitoruar nga afër situatën e Berishës.
Portieri dhe klubi kanë rënë dakord për detajet e marrëveshjes, ndërsa pritet që të enjten t’i kryej testet mjekësore.
Zyrtarizimi gjithashtu pritet të bëhet pas tre dite, me Berishën i cili e humbi vendin e startuesit te Atalanta në gjysmën e dytë të sezonit.