Eugen Cakolli: Votimi pa praninë e së paku 80 deputetëve, shkelje e pastër kushtetuese

22:40 | 27 Prill 2026
eugen-cakolli:-votimi-pa-pranine-e-se-paku-80-deputeteve,-shkelje-e-paster-kushtetuese

Eugen Cakolli nga KDI përmes një postimi në Facebook është shprehur se votimi pa praninë e së paku 80 deputetëve, sipas tij është shkelje e pastër kushtetuese.

Ai u shpreh se edhe çdo përpjekje nesër për të vazhduar me raunde të tjera pa përmbushjen e kuorumit të kërkuar kushtetues, tha se cenon drejtpërdrejt rendin kushtetues.

“Edhe vetë mbajtja e raundit të votimit, pa praninë e së paku 80 deputetëve – e cila është dashur të verifikohet përmes votimit për pjesëmarrje (sikur në seancën e 5 marsit) – përbën shkelje të pastër kushtetuese”.

“Çdo përpjekje nesër për të vazhduar me raunde të tjera pa përmbushjen e kuorumit të kërkuar kushtetues cenon drejtpërdrejt rendin kushtetues”, ka shkruar Cakolli.

Komento: