EULEX e konfirmon deklaratën e Borrellit: Nuk do t’a marrim rolin e Policisë së Kosovës

18:29 | 21 November 2022

Misioni i EULEX-it ka shpërndarë deklaratën e Shefit të Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell, i cili tha se KFOR-i dhe EULEX-i s’kanë as mandat as kapacitet të zëvendësojnë policinë lokale.

Sipas EULEX-it, pavarësisht se janë të pranishëm në Kosovë për siguri, ata nuk do t’a marrin rolin e Policisë së Kosovës.

“EULEX dhe, KFOR- janë të pranishëm, por ata nuk mund ta marrin rolin e policisë lokale, nuk është në mandatin e tyre dhe as në kapacitetet e tyre”, thuhet në njoftimin e tyre në Twitter.

Gjithashtu, faqja zyrtare e Eulex në Kosovë ka shpërndarë edhe deklaratën e Borrell, i cili tha se nuk janë të mjaftueshëm 50 pjesëtarë të Policisë së Kosovës për t’a menaxhuar situatën në katër komunat veriore të Kosovës.

“Kjo lë një vakum shumë të rrezikshëm sigurie – një vakum në terren, në një situatë tashmë shumë të brishtë”, ka përfunduar EULEX.

Komento: