EULEX-i bastisë shtëpinë e Jakup Krasniqit

07:49 | 04 Nëntor 2020

Forca të shumta policore të EULEX-it në mëngjesin e së mërkurës, rreth orës 06:00, kanë shkuar në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Prishtinë, bëjnë të ditur burime të KosovaPressit.

Arsyet e shkuarjes se njësiteve të EULEX-it te shtëpia e Krasniqit ende nuk dihen.

Këto njësi, siç raportohet, kanë bllokuar edhe rrugën në të cilën gjendet shtëpia e Krasniqit.

Jakup Kraniqi është një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Krasniqi, që tash mban postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, ka shërbyer edhe si kryeparlamentar.

Komento: