EULEX-i: Nuk kemi mandat e as aftësi për t’i hequr barrikadat

19:53 | 28 Dhjetor 2022

Pavarësisht që përsërisin se barrikadat duhet të largohen sepse janë të paligjshme, misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë – EULEX, në një përgjigje për Klan Kosova kanë thënë se ky minsion nuk kanë as mandat dhe as aftësi për të hequr fizikisht barrikadat në veri të vendit.

“Të gjitha barrikadat janë të paligjshme dhe ato pengojnë lirinë e lëvizjes si dhe gëzimin e të drejtave të tjera themelore të njeriut. Ne dëshirojmë të ripërsërisim mesazhin e Përfaqësuesit të Lartë [Josep] Borrell se barrikadat nuk janë të pranueshme dhe duhet të hiqen menjëherë. Megjithatë, siç ka përmendur Shefi i Misionit tonë në një intervistë të fundit, EULEX-i nuk ka as mandat dhe as aftësi për të hequr fizikisht barrikadat”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it.

Nga EULEX kanë shtuar thanë se në veri të Kosovës ka prani shqetësuese të individëve dhe grupeve të armatosura dhe të maskuara duke theksuar se tani është e rëndësishme që situata të shtensionohet menjëherë dhe palët të përmbahen nga veprimet provokuese.

“Kjo është para së gjithash për të mirën e popullatës lokale, siguria e së cilës është në rrezik për shkak të situatës aktuale”, thotë EULEX-i.

Komento: