EULEX-i përfundon bastisjen në banesën e Kadri Veselit, hetuesit dalin me pako në dorë

13:34 | 06 Nëntor 2020

Pak me parë ka përfunduar bastisja e banesës së kadri Veselit.

Hetues të EULEX-it kanë përfunduar bastisjen në banesën e ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Bastistja në banesën e Veselit ka filluar qysh nga mëngjesi dhe hetuesit e Speciales janë parë duke dal edhe me disa pako nga banesa e tij.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka konfirmuar se është duke kryer operacione në Kosovë.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, ZPS-ja ka njoftuar se aksionet po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.

Komento: