EULEX njofton se mbrëmë i bëri kontrolle mjekësore ish-oficerit të arrestuar, Dejan Pantiq

11:56 | 25 December 2022

EULEX-i mbrëmë i bëri kontrolle mjekësore ish-oficerit të arrestuar, Dejan Pantiq.

Shefi i EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ka treguar se një ekip mjekësor i EULEX-it, mbrëmë i ka bërë një ekzaminim mjekësor ish-oficerit të arrestuar, Dejan Pantiq, i cili ndodhet në paraburgim për 30 ditë, nën akuzat për përfshirje kur në objektin e KKZ-së në Mitrovicë të Veriut, u hodhën shok-bomba.

“Me kërkesë të autoriteteve përgjegjëse të Kosovës, një ekip mjekësor i EULEX-it dje në mbrëmje ekzaminoi z. D.P., i cili është ndaluar nga Policia e Kosovës. Ky është ekzaminimi i dytë mjekësor i z. D.P., kryer nga një ekip mjekësor i EULEX-it. E para u zhvillua një javë më parë”, shkroi Wigemark në Twitter, transmeton Klankosova.tv.

Pantiq u arrestua në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, çka bëri që serbët lokalë të vënë barrikada, si shenjë proteste. Ai akuzohet për kryerjen e veprave terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues.

Komento: