Euro 2021: Ja me kë do të përballet Kosova

15:05 | 21 Shkurt 2019

Kombëtarja A e vajzave të Kosovës ka mësuar sot se kë do ta ketë përballë në kualifikimet Euro 2021.

Në shortin e tërhequr, Kosova është vendosur në Grupin A, ku do të ketë përballë Holandën, Rusinë, Slloveninë, Turqinë dhe Estoninë.

Vashat ‘Dardane’ do të synojnë që të korrin suksese pozitive, edhe pse kundërshtarët janë tejet të vështirë.

Një kualifikim i mundshëm i kosovareve do të ishte i pari në histori.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell të gjitha grupet, ku mund të shihni edhe kundërshtaret e vashave të Shqipërisë.

Komento: