Eurodeputeti austriak: Aplikimi i Kosovës në BE, në kohën e duhur

20:07 | 14 Dhjetor 2022

Mandl: Aplikimi i Kosovës në BE, në kohën e duhur.

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka thënë se nënshkrimin e aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Kosova e ka bërë në kohën e duhur. Ai ka thënë se BE-ja duhet të tregojë ngjyrat e tyre për lirinë dhe paqen, dinjitetin njerëzor, demokracinë dhe sundimin e ligjit.

“Me aplikimin për anëtarësim në BE, Republika e #Kosovës po bën një hap të rëndësishëm në kohën e duhur. Le të punojmë për të hapur rrugën drejt BE-së. Unë kam besim se do të shkojë para”, ka shkruar Mandl në Tweet.

“Bota e lirë duhet të lëvizë së bashku si kurrë më parë kundër të gjitha llojeve të ideologjive të urrejtjes dhe formimit të tyre në sisteme autoritare. Ukrainës, Republikës së Moldavisë dhe BosnjeHercegovinës iu dha statusi kandidat. Në procesin e Bashkimit Evropian, procedura e vjetër eanëtarësimit ishte më shumë një pengesë sesa një ndihmë. BE-ja dhe pjesët e saj duhet të tregojnë ngjyrat e tyre për lirinë dhe paqen, dinjitetin njerëzor, demokracinë dhe sundimin e ligjit”, ka thënë Mandl.

Eurodeputeti Mandl ka shtuar se Kosova i përket Evropës, ndërsa qytetarët e saj i jetojnë vlerat e BEsë.

“Më së voni deri në këtë vit, duhet të jetë e qartë se çdo taktike dhe strategjie së pari duhet t’i paraprijnë vizionet. Të punojmë që institucionet e sotme të BE-së të kenë sukses të ndjekin frymën vizionare dhe t’i hapin rrugën Republikës së Kosovës për anëtarësim në BE”, ka thënë ai, raporton “EPP”.

Ndryshe sot krerët e institucioneve të Kosovës kanë nënshkruar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Aplikimi do të dorëzohet në Republikën Çeke e cila aktualisht kryeson presidencën e Bashkimit Evropian. Krerët e shtetit e kanë konsideruar këtë si moment historik që i hap rrugë fillimit të procesit të anëtarësimit dhe integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se 14 dhjetori tashmë ka rëndësi të dyfishtë në historinë e Kosovës derisa ka kujtuar themelimin e ushtrisë së Kosovës në këtë datë katër vjet më parë.

Komento: