Evakuimi i civilëve, Ukraina paralajmëron Rusinë të mos abuzojë me armëpushimin

10:43 | 05 Mars 2022

Ukraina paralajmëron Rusinë të mos abuzojë me armëpushimin

Rusia nuk duhet të përfitojë nga një korridor humanitar për të çuar përpara trupat e saj, ka paralajmëruar zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.

Ajo tha se qeveria e saj po “verifikonte” informacionin se trupat ruse po përdornin armëpushimin për t’iu afruar me pozicioneve ukrainase në zonat përgjatë rrugëve të evakuimit.

“Ne po e përdorim këtë kanal për të evakuuar civilët, gra dhe fëmijë”, tha ajo.

“E gjithë bota po shikon”, shoti ajo.

Vereshchuk konfirmoi gjithashtu se Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ndërmjetësoi bisedimet për armëpushimin dhe se do të kryesojë kolonat e evakuimit.

Komento: