Sot janë bllokuar disa alpinistë në Bjeshkët e Valbonës.
Pas njoftimit të marrë, helikopteri tip EC 135 ka evakuuar nga maja e Zhaporres në zonën e Valbonës, në 2328 metra lartësi 4 alpinistët që ishin bllokuar në terrenin e thepisur.
Një prej alpinistëve ka një frakturë dhe po dërgohet për të marrë ndihmën shëndetësore.
Policia njoftoi pak më parë se një incident kishte ndodhur pasditen e së dielës në zonën e Valbonës.
Bëhej e ditur se dy alpinistë kishin mbetur të bllokuar rreth orës 18.00 ndërsa eksploronin zonën, për shkak të terrenit të thepisur.
Pas marrjes së njoftimit në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor.
Për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së turistëve nga zona që mund të përshkohet me automjete, është kërkuar ndërhyrja e helikopterit, me qëllim ofrimin e ndihmës për shtetasit e dëmtuar.
Nga informacionet e deritanishme, 2 alpinistët e bllokuar po asistohen edhe nga 2 shtetas të tjerë, po ashtu alpinistë alpinistë, të cilët po eksploronin gjithashtu zonën e Valbonës.