Evakuohet Kulla e Eiffelit, ja ҫfarë po ndodh atje

19:27 | 20 Maj 2019

Është evakuuar Kulla e Eiffelit, kjo për shkak të një personi.

Kulla e Eiffelit dhe personeli i saj u evakuuan sot në mesditë për shkak të një personi që po përpiqej të ngjiste nga jashtë godinën emblematike pariziane, sipas kompanisë së menaxhimit dhe burimeve policore.

“Një detektua një ngjitës. Kjo është procedura e zakonshme. Duhet të pengohet të vazhdojë dhe për këtë arsye është evakuuar Kulla”, sipas këtyre burimeve pa dhënë detaje mbi numrin e turistëve të prekur nga evakuimi duke shtuar se zjarrfikësit dhe policët janë në vendngjarje.

Kulla Eifel, që festoi këtë vit 130-vjetorin, është monumenti me pagesë më i vizituar në botë, me rreth shtatë milionë vizitorë në vit.

Komento: