Evakuuohen disa familje pas zjarreve me përmasa të mëdha në Mitrovicë

11:43 | 24 Korrik 2022

Dje pasdite policia në Mitrovicë ka pranuar një informatë për raste të zjarreve në tri lokacione të ndryshme.

Siç njofton policia, transmeton Express, në fshatin Cernushë zjarri ishte i përmasave shumë të mëdha dhe kishte përfshirë sipërfaqe të mëdha të pyjeve e paoshtu i ishte afruar shtëpive të banuara, me ç’rast janë evakuuar disa familje për sigurinë e tyre.

“Për ta lokalizuar zjarrin, janë ftuar në asistim edhe njësi të FSK-së dhe KFOR-it të cilët kanë ofruar asistimin e tyre si me personel poashtu edhe me pajisje. KFOR-i ka ofruar asistimin me helikopter për shuarjen e zjarreve.

Falë përkrahjes së ofruar nga KFOR-i dhe FSK-së, nuk kemi zjarre aktive në asnjë zonë të Mitrovicës dhe gjatë tërë natës pjesëtarë të FSK-së kanë qëndruar afër vatrave të zjarrit derisa ato janë shuar plotësisht”, thuhet në njoftimin e policisë.

Komento: