Everton apo Chelsea, ylli i madh duhet të bëjë zgjedhjen

18:13 | 08 Prill 2019

Qendër mbrojtësi duhet të zgjedh mes Chelseas dhe Evertonit.

Francezi Kurt Zouma, i cili aktualisht paraqitet si i huazuar tek skuadra e Everton, i takon skuadrës nga Londra, Chelsea.

Francezi duhet të vendos nëse dëshiron të vazhdoj të luajë si i huazuar, apo do të kthehet tek ekipi ‘amë’.

“Nuk e di akoma. Ne kemi edhe pesë ndeshje për të luajtur dhe pastaj do të shohim” ka thënë lojtari i pyetur nga ‘Goal’ për të ardhmen e tij.

Zouma shihej si e ardhmja e mbrojtjes së Chelsea, madje edhe i kombëtares së Francës, por një lëndim në gju e ngadalësoi ritmin e tij.

Komento: