Everton blindon yllin e skuadrës

19:41 | 06 Mars 2020

Calvert-Leëin rinovon kontratën me Everton.

Dominic Calvert-Lewin ka vënë firmën e tij mbi kontratën e re me skuadrën e Everton, transmeton lajmi.

Lojtari do të jetë pjesë e skuadrës nga qyteti i Liverpulit edhe për pesë vite të tjera.

Lajmin e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e Everton.

Leëin ka kaluar një formë të jashtëzakonshme këtë edicion dhe është në mesin e lojtarëve që mund të ftohen për Euro 2020 nga selektori Gareth Southgate.

Lojtari është shprehur shumë i lumtur për arritjen e marrëveshjes me skuadrën e Everton.

Komento: