Everton dhe Arsenal nisin garën për yllin e Barcelonës

22:22 | 10 Korrik 2019

Ylli i Barcelonës, Malcom duket se nuk do të jetë më pjesë e kësaj skuadre.

Sipas portalit spanjoll ‘Fichajes’, ylli brazilian po kërkohet nga skuadra e Premierligës, Evertoni, përcjell lajmi.

Everton po kërkon në huazim Malcom, i cili ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2023.

Për shërbimet e Malcom, interesim ka shprehur edhe Arsenal.

22 vjeçari brazilian te Barcelona është transferuar në vitin 2018 nga Bordeaux, dhe në 15 paraqitje, ka shënua vetëm një gol.

Komento: