Everton – Manchester United, rezultat befasues në pjesën e parë

16:08 | 01 Mars 2020

Ka përfunduar me barazim pjesa e parë mes Everton dhe Manchester United e vlefshme për xhiron e 28-të në Premierligë.

Pas gabimit amatoresk të De Gea-s skuadra e Evertonit kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Calvert.

Mirëpo gabimin e portierit të tyre e ‘përmisoi’ Fernandes me një gol spektakolar nga distanca.

Kështu që me golin e tij Bruno i riktheu shpresat e ‘Djajve të kuq ndërsa kanë mbetur vetëm edhe pak minuta para përfundimit të pjesës së parë.

Komento: