Everton po e kërkon yllin e Romës, merr përgjigjen e papritur nga skuadra

22:54 | 03 Qershor 2019

Under, lojtari i Romës duket se është synim i skuadrës së Evertonit.

Ylli i Romës, Cengiz Under, shihet si një prej lojtarëve më premtues dhe më të talentuar në futbollin evropian.

Lojtari me prejardhje turke ka pasur disa paraqitje të jashtëzakonshme me skuadrën nga kryeqyteti i Italisë, paraqitje që kanë bërë që ai të ketë vëmendjen e shumë skuadrave.

Një prej skuadrave që nisi ofertë zyrtare për Under, ishte ajo e Everton, por që nuk ishte e suksesshme.

‘Tuttomercato’ raporton se Roma ka refuzuar ofertën prej 28 milionëve të Everton për Under.

21 vjeçari ka arritur të numërojë gjashtë gola dhe 11 asistime këtë sezon, që ishte i dyti i tij në Itali.

Everton janë të vendosur për lojtarin, por oferta u konsiderua e ulët, pasur parasysh pritshmëritë e Romës.

Interesim për lojtarin më herët kishte shfaqur edhe Bayern Munich, por nuk kishte nisur ofertë zyrtare.

Komento: