Evertoni triumfon në Anfield për herë të parë në 22 vite, mposht Liverpoolin

20:36 | 20 Shkurt 2021

Liverpooli humb derbin e qytetit.

Evertoni ka triumfuar në Anfield ndaj Liverpoolit në kuadër të xhiros së 25-të të Premierligës.

Carlo Ancelotti kishte deklaruar në konferencën për shtyp para derbit të qytetit ndaj Liverpoolit, se tani është koha më e mirë për Evertonin që të marrë tre pikë në derbi, transmeton lajmi.net.

Kjo doli të ishte e vërtetë në këtë rast. Richarlison shënoi një gol të shpejtë në min (3’) pas një asistimi nga James Rodriguez.

Skuadrat shkuan në pushime me avantazhin minimal të Evertonit.

Në pjesën e dytë, Klopp bëri zëvendësime, por pa efektivitet.

Shaqiri u inkuadrua në min (63’) në vend të Jones.

Në min (83’), Calvert Lewin depërtoi në zonë ku u ndalua nga Alexander-Arnold dhe Evertonit iu dha një penalti.

Ishte Sigurdsson që konkretizoi penaltinë min (83’).

Rezultati përfundimtar, Liverpool 0-2 Everton.

Tani skuadrat kanë pikë të barabarta, Liverpool qëndron në vendin e gjashtë me 40 pikë, ndërsa Everton në vendin e shtatë me 40 pikë.

Komento: