Evropa “digjet” nga temperaturat e larta, në Francë arrin në 40 gradë

19:42 | 18 June 2022

Evropa është përfshirë nga temperaturat e larta.

Temperaturat në Zvicër janë në rritje. Në fundjavë temperaturat është paraparë të arrijnë deri në 37 gradë, shkruan srf.ch duke iu referuar Meteo News.

Tashmë në Francë është thyer kufiri i 40 gradëve celsius/përkatësisht në jugperëndim të vendit fqinj me Zvicrën, në fshatin Bustince-Iriberry. Aty janë matur 40.1 gradë, siç shkruan MeteoNews.

Vendi më i nxehtë aktualisht në Zvicër është Sioni (Kantoni Valis), i ndjekur nga Bazeli. Aty maten vlerat maksimale prej 36 gradësh. Të premten Ticino pati temperaturën më të lartë të matur ndonjëherë në qershor: 36.6 gradë në Biasca

MeteoNews kishte paralajmëruar se të shtunën do të mbretërojnë temperaturat më të nxehta në rajonin e Bazelit dhe përgjatë lumit Aare. “Në zonat me ngjyrë vjollce të çelur temperaturat arrijnë nga 35 deri në 36 gradë”, vijojnë të shkruajnë ekspertët.

Të dielën në mëngjes moti do të jetë me shumë diell. Pasdite, retë individuale kumulus pritet të formohen në drejtim të Para-Alpeve, dhe në mbrëmje, stuhia mund të arrijë në Mittelland nga Alpet, përcjell albinfo.ch Ajo mund të jetë e fuqishme, por vetëm në nivel lokal. Në mëngjes temperatura do të jetë 16 deri në 21 gradë.

Pasdite temperaturat do të jenë sërish 32 deri në 36 gradë. Sidomos në drejtim të jugperëndimit do të fryjë erë freskuese, herë pas here e fortë.

Komento: