
Udhëheqësit evropianë lëshuan një deklaratë të përbashkët duke thënë se Groenlanda i përket popullit të saj dhe se vetëm Danimarka dhe Groenlanda kanë të drejtë të vendosin për të ardhmen e saj.
Deklarata vjen ndërsa Presidenti i ShBA-së, Donald Trump dhe këshilltari i tij kryesor Stephen Miller kanë rihapur çështjen e marrjes nën kontroll të territorit të Arktikut nga SHBA-të ditët e fundit.
Deklarata vjen pasi Trump tha në intervista se Shtetet e Bashkuara “kanë nevojë për Groenlandën”, ndërsa Miller deklaroi se Groenlanda “duhet të jetë pjesë e Shteteve të Bashkuara” dhe pohoi se “askush nuk do të shkojë në luftë me Amerikën për të ardhmen e Groenlandës”, gjë që shkaktoi reagime të forta në Evropë.
Deklarata e përbashkët e sotme u nënshkrua nga presidenti francez., Emmanuel Macron, kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kryeministri polak Donald Tusk, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, kryeministri britanik Keir Starmer dhe kryeministrja daneze Mette Fredriksen.