Exhe shokon fansat me pamjet e fundit

18:31 | 01 February 2019

Afra po vazhdon suksesshëm karrierën e saj “Zonja Fazilet dhe të bijat” është një nga serialet më të pëlqyer të kinematografisë turke.

Seriali shfaq historinë e zonjës Fazilet e cila jeton me dy vajzat e saj në një lagje të varfër. Afra Saraçoglu, aktorja e cila ka bërë bujë të madhe te publiku shqiptar me interpretimin e rolit të “Exhes” vajzës së vogël të zonjes Fazilet, tani po rrëmben vëmendje me një rol tjetër në një serial të ri, prodhim i vitit 2019.

“Kardeş Çocukları” është seriali në të cilin Afra po luan rolin e “Hayatit” Ndonëse është vetëm 21-vjeçare, Afra ka arritur që të bëhet një nga emrat më të përfolur në Turqi.

Komento: