Filharmonia e Kosovës më 23 mars të këtij viti ka mbajtur një koncert në Paris të Francës. Ky koncert është përgatitur për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës u luajt nga solistët, kori, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës dhe me dirigjent Baki Jasharin.
Koncertin për Paqe u mbajt në Muzeun e Armatës, në Kishën Shën Lui në Paris. Kisha Shën Liu është e njohur në gjithë botën.
Me këtë rast u interpretua vepra ‘Njeri me armë’ kompozuar nga kompozitori britanik Karl Jenkins, ku kjo vepër është bërë nga ai në vitin 1999 dhe i kushtohet viktimave të fundit në Kosovë.
Mirëpo, ajo që nuk ishte përmendur gjatë këtij koncerti, ishte fakti se para shumë të pranishmeve u thirr edhe ezani.
Këtë e ka bërë Liridon Sadriu, i cili edhe ishte pjesë e Filharmonisë të Kosovës në këtë Koncert.
Lidhur me këtë ngjarje, mediat serbe kanë spekuluar se Ambasada e Kosovës ka organizuar një ritual fetar islam në Katedralen katolike ushtarake të Invalidëve në Paris.
Siç raporton gazeta serbe “Novosti”, përcjell Telegrafi, kinse “për faktin se në tempullin krishtere janë lexuar lutja për Allahun ka reaguar një grup oficerësh të armatës franceze”.
Madje, sipas mediave serbe ‘Lëvizja Popullore Çlirimtar’, shkaku i kësaj ngjarje ka ftuar autoritetet në Serbi dhe Kishën Ortodokse Serbe, që për këtë ta informojnë Vatikanin, duke pasur parasysh se selia e shenjtë nuk e ka njohur Kosovën.
Dëgjojeni thirrjen e ezanit në Kishën e njohur franceze: