Ezeli në pritje të bëhet baba, ia bën dhuratën me çmim marramendës bashkëshortes

10:48 | 20 Maj 2020

Ezeli i bën dhuratën me çmim marramendës bashkëshortes.

Aktori turk Kenan Imirzalioglu, i njohur si “Ezel”, së shpejti do të bëhet baba për herë të parë.

Bashkëshortja e tij Sinem Kobal është në muajt e parë të shtatzënisë dhe çifti po presin plot emocion të bëhen prindër.

Mediat turke kanë raportuar se çifti po pret një vajzë megjithatë gjinia e bebushit nuk është konfirmuar ende nga dy aktorët. Po ashtu mediat turke raportojnë së fundmi se Ezel i ka bërë një dhuratë me çmim marramendës bashkëshortes për shtatzëninë.

Aktori i ka blerë asaj një orë nga një markë e famshme dhe kushton plot 150 mijë lira turke. Kenan Imirzalioglu dhe Sinem Kobal janë prej 4 vitesh të martuar dhe së fundmi ata festuan përvjetorin e martesës.

Komento: