Fabinho prezantohet te Al-Ittihadi

11:36 | 01 Gusht 2023

Klubi nga Arabia Saudite, Al-Ittihad njoftoi të hënën për marrëveshjen me një video të titulluar ‘’tigrat lejohen të kalojnë’’ përpara se të pasonin fotot zyrtare të lojtarit me klubin, së bashku me mbishkrimin: ‘Mirë se erdhe Fabinho në fortesën e tigrave’.

Videoja e njoftimit i referohej një problemi të përfolur në marrëveshje, që përfshinte shqetësimin e Fabinhos për qentë e tij.

Fillimisht u pretendua se lojtari kundërshtoi rregullat në Arabinë Saudite që ndalonin ‘qentë e rrezikshëm dhe agresivë’ pasi ai zotëronte dy bulldogë, megjithëse histori të tilla dolën të pabaza.

29-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026, ku do të përfitojë 25 milionë euro në vit.

Braziliani deri më tani ishte pjesë e klubit të Liverpoolit

Komento: