Duket se Chelsea do të marrë një ‘goditje’ të madhe.
Ylli i Chelsea, Cesc Fabregas, nuk është i sigurt rreth të ardhmes së tij me Chelsea.
Mesfushori spanjoll nuk po gjen hapësirat e tij në formacionin e londinezëve, që nga ardhja e italianit Maurizio Sarri në krye të skuadrës.
Kjo situatë normalisht se nuk i pëlqen lojtarit, dhe njëkohësisht vë në pikëpyetje të ardhmen e tij në “Stamford Bridge”.
“Tashmë e di cili është roli im. Për fat të keq, nuk është ai që unë dua të jetë” ka thënë Fabregas, shkruan “Goal”.
“Unë vazhdoj profesionalizmin tim. Gjithmonë mundohem për më të mirën, edhe nëse luaj me të rinjtë edhe me skuadrën e parë” ishin fjalët e spanjollit.
“Është situatë mjaftë e vështirë për mua. Po luaj në garat për Kupë si dhe në Ligën e Evropës. Nuk do të dorëzohem” ka thënë tutje mesfushori.
Fabregas është thënë se mund të kalojë në Serie A, tek skuadra e Milan, por ende nuk ka pasur ndonjë ofertë zyrtare nga italianët.